Pavarësisht vëllimit të përmbajtjes ose ekspertizës së industrisë, ne menaxhojmë të gjithë rrjedhën e punës, prandaj çdo person në organizatën tuaj e ka më të lehtë për të shijuar përkthimet efikase, me kosto të ulët dhe me cilësi më të lartë. Bashkëpunojmë për herë të parë në Shqipëri me rrjetin më të gjerë të përkthyesve, mundësojmë kujdesje dhe vëmendje të veçantë ndaj klientëve duke garantuar përkthime cilësore. Më shumë se 40 kombinime gjuhësh nga përkthyes të gjuhës amtare.
Misioni Ynë
Krijimi i rrjetit më të gjerë të përkthyesve, revizorëve, redaktuesve të cilët na lejojnë të ofrojmë metodologjinë e duhur për secilën punë.
Suksesi Ynë
Fryt i një punë të vazhdueshme dhe një alkimie të tre faktorëve që ne respektojmë me përpikmëri: Cilësia, Teknologjia, Siguria.
Global, por lokal!
Një produkt ose shërbim që të përkthehet në mënyrë korrekte duhet të flasë gjuhën lokale. Kemi kapacitetin për të hapur të gjitha dyert duke garantuar që me asistencën tonë të hyni në tregun e dëshiruar.
Partnerë zyrtar të SDL*
- Kompani amerikane e specializuar për përkthim
- Eksperiencë 30 vjeçare në shërbimet gjuhësore
- Lider global dhe inovator në zgjidhjet e menaxhimit të gjuhës dhe përmbajtjes.
- Ndërthur ekspertizën njerëzore me teknologjinë
- Ndihmon bizneset të komunikojnë me vetëbesim dhe të japin rezultate transformuese
Sot SDL u mundëson kompanive të krijojnë, përkthejnë dhe shpërndajnë përmbajtje përkatëse dhe të personalizuar për të mbështetur rrugëtimin e klientëve dhe për të formuar lidhje të rëndësishme emocionale që mundësojnë kuptueshmërinë. 90 nga 100 markat më të mira globale i besojnë ekspertizës së SDL si në menaxhimin digjital të përmbajtjes ashtu dhe në përkthimin e gjuhës.